LIFESTYLE 12 Dhjetor 2023, 18:00

"Zara" reagon pas kritikave që mori për fushatën që ngjajnë me fotot nga lufta në Gaza!

"Zara" reagon pas kritikave që mori për fushatën

Kompania e njohur e veshjeve Zara ka reaguar pas gjithë fushatës kundër saj nga ndjekësit dhe njerëzit në rrjetet sociale, që e kanë akuzuar për disa foto nga koleksioni i ri se janë "tallur" me luftën në Gaza dhe viktimat palestineze. Sipas tyre, e gjitha ka qenë një "keqkuptim", teksa klientët kanë parë dicka tek fotot që është larg asaj që synohej kur janë krijuar. 

Zara ka zbuluar se në fakt fushata e këtij koleksioni është konceptuar në korrik dhe fotot janë realizuar në shtator, ndërsa sulmi i Hamas-it, që solli edhe luftin, ndodhi në 7 tetor. Izraeli nga ajo kohë nisi "hakmarrjen" në Gaza dhe mendohet se ka vrarë rreth 18,200 njerëz, ndërsa fotot e Zara-s, përgjanin me disa nga fotot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale të nënave me fëmijë e jo vetëm. 

"Zara" reagon pas kritikave që mori për fushatën

"Zara" reagon pas kritikave që mori për fushatën

Kompania tha se fushata na prezanton me "një seri imazhesh të skulpturave të papërfunduara në studion e një skulptori dhe u krijua me qëllimin e vetëm për të ekspozuar veshjet e bëra artizanale në një kontekst artistik". Ata kanë vendosur t'i heqin fotot, si nga web-i, ashtu edhe nga dyqanet e tyre dhe rikonfirmojnë respektin ndaj viktimave të luftës. 

/News31