LIFESTYLE 26 Mars 2022, 12:56

Suedia punëson sorrat, cili është funksioni i tyre?

Suedia punëson sorrat, cili është funksioni i tyre?

Në mënyrë që të mos punësojnë shumë njerëz e rrjedhimisht të ulin kostot, Suedia ka vendosur të angazhojë edhe shpendët me punë.

Bëhet fjalë për mbledhjen e cigareve të hedhura në rrugë nëpërmjet sorrave.

Ato e kryejnë detyrën duke marrë pak ushqim për secilën cigare që e vendosin në një makinë të dizajnuar nga një kompanie e re në Sodertalje, afër Stokholmit, shkruan The Guardian.

“Ata janë zogj të egër që po marrin pjesë vullnetarisht”, tha Christian Gunther-Hanssen, themelues i kompanisë “Corvid Cleaning”, e cila qëndron prapa kësaj metode kreative.

Autoritetet suedeze thonë se një miliardë cigare hidhen nëpër rrugët e Suedisë çdo vit. Ato përbëjnë 62% të mbetjeve të vendit.

Në këto kushte, sorrat kryejnë goxha punë në mbajtjen e ambientit pastër.