Skena tekno e Berlinit zyrtarisht pjesë e UNESCO!
Muzika tekno e Berlinit zyrtarisht është në listën e trashëgimisë kulturore gjermane, teksa konferenca e ministrave shtetërorë të kulturës dhe komisioneri i qeverisë federale për kulturën dhe median, kanë vendosur të përfshijnë skenën muzikore të kryeqytetit gjerman në listën e trashëgimisë kulturore jo materiale.
Njoftimi për shtyp i publikuar së bashku me Komisionin gjerman të UNESCO-s, thotë se përfshirja e kulturës tekno në organizatën botërore, u promovua nga organizata jofitimprurëse "Rave the Planet", udhëheqja e së cilës përfshin edhe bashkë-iniciatorin e "Love Parade", Matthias Roeingh, i njohur si Dr. Motte.
Për të mbështetur nismën dhe për të arritur qëllimin, "Rave the Planet" ka organizuar parada tekno në Berlin në vitin 2022 dhe 2023, parada që do vazhdojnë në bëhen, ndërsa Komisioni Gjerman i UNESCO-s thotë:
"Kultura tekno në Berlin nuk është vetëm një stil specifik muzikor, por edhe një alternativë e jetuar ndaj praktikave klasike të dëgjimit të muzikës. Në Gjermani, skenat e klubit të Frankfurtit dhe Berlinit u krijuan në mesin e viteve 1980. Nga kultura e DJ që u shfaq në vitet e mëparshme, techno u bë kolona zanore e frymës së optimizmit pas ribashkimit.”
/News31