Shitet portreti i Marlyn Monroe për 195 milionë dollarë
Portreti i famshëm i Marlyn Monroe realizuar nga artisti pop Andy Warhol në vitin 1964 u shit për 195 milionë dollarë në ankandin e New York-ut.
“Shot Sage Blue Marilyn” është pjese nga një seri portretesh që Warhol i bëri aktores pas vdekjes së saj në 1962 dhe që atëherë është bërë një nga pjesët më të njohura të artit.
I mbajtur në koleksionin e tregtarëve të artit zviceran Thomas dhe Doris Ammann, ai u shit nga shtëpia e Ankandit Christie’s.
Vlerësimet e para-shitjes kishin arritur deri në 200 milionë dollarë.
Shitja theu rekordin e mëparshëm për një vepër arti amerikane të shitur në ankand prej 110.5 milionë dollarësh të vendosur në vitin 2017 për një pikturë të vitit 1982 nga Jean-Michel Basquiat.
Piktura është ndërtuar mbi një foto promovuese të Monroe nga filmi “Niagara” i vitit 1953, shfaqur me ngjyra të ndezura mbi sytë, flokët dhe buzët e saj.
Merlin Monroe ishte një nga yjet më të njohur të Hollivudit dhe vdiq në shtëpinë e saj në Los Anxhelos më 4 gusht 1962, ndërsa artisti Warhol vdiq në 1987.