Për herë të parë në histori dy aktore të komunitetit LGBTI nominohen në “Oscars”
Për herë të parë, dy aktorë të komunitetit LGBTI janë të nominuar në të njëjtin vit në mbrëmjen e madhe të çmimeve “Oscars”.
Ndërsa tregimet LGBTI janë bërë gjithnjë e më në modë, aktorët e hapur të këtij komuniteti janë përjashtuar pothuajse tërësisht nga shqyrtimi i çmimeve për 20 vitet e fundit.
Megjithatë, Angelina Jolie, e cila është deklaruar hapur si biseksuale, fitoi çmimin ‘Aktorja më e mirë në rol dytësor’ për rolin e saj në “Girl, Interrupted” (1999), dhe më vonë u nominua për çmimin ‘Aktorja më e mirë në rol kryesor’ për rolin në filmin “Changeling”.
Që nga nominimi i Jolie, Lady Gaga, e cila gjithashtu është anëtare e këtij komuniteti, ishte i vetmi person i komunitetit LGBTI që mori ndonjë vlerësim të performancës – deri më tani.
“Oscars 2022” është i veçantë në këtë aspekt, me jo një, por dy aktore të komunitetit LGBTI që janë nominuar për çmime: Kristen Stewart për çmimin ‘Aktorja më e mirë’ për rolin e Princeshës Diana në filmin “Spencer” dhe aktorja Ariana DeBose për çmimin ‘Aktorja më e mirë në rol dytësor’, për rolin e saj në filmin “West Side Story”.
Stewart identifikohet si biseksuale, dhe DeBose si ‘queer’, dhe është hera e parë që dy interpretues të hapur të komunitetit LGBTI janë nominuar në të njëjtin vit.
Nëse njëra prej tyre fiton, kjo do t’i bënte ato një nga aktoret e parë LGBTI që marrin një çmim “Oscar”, dhe nëse të dyja do të fitonin, kjo do të ishte vërtet historike – parashikuesit janë veçanërisht optimistë për DeBose, aktualisht një favorite e qartë për të fituar çmimin ‘Aktorja më e mirë në rol dytësor’.
Mbrëmja e çmimeve “Oscars” mbahet sonte (e diel) në orën 2:00 pas mesnate, në Teatrin “Dolby” në Los Angeles.