Pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabet II, cfarë do të ndodhë me kurorën, sferën dhe skeptrin e saj?
Epo nuk do të ngelen pa "pronar", kjo është pak por e sigurtë. Pas ndarjes nga jeta të monarkes më jetëgjatë të Mbretërisë së Bashkuar më 8 shtator dhe një turi më shumë se 10-ditor nderimi, homazhesh e emocionesh, që kulmuan me funeralin mbretëror të ditës së djeshme, tashmë mund të themi që bota i ka dhënë lamtumirën e merituar Mbretëreshë Elizabeth II. Edhe pse familja mbretëtore do të vazhdojë të mbajë zi (personale) të paktën edhe 1 javë.
Një prej temave më të përfolura këto ditë, pas largimit të saj, ka qenë ajo e gurëve të cmuar (shumë të cmuar) që gjenden në kurorën dhe sendet e tjera që mbante monarkja dhe meqë jemi tek to, cfarë do të ndodhë pikërisht me kurorën e saj, sferën dhe skeptrin, simbolet absolute të sovranit që Elizabeth i ka mbajtur për 70 vite?
Për momentin ato do të kenë një vend të ri se ku do të qëndrojnë, në aktarin e kështjellë Windsor, aty ku edhe monarkja do të prehet. Kjo derisa Charles III, djali i saj të kurorëzohet. Ai u shpall Mbret menjëherë sapo e ëma ndërroi jetë, megjithë procesi i kurorëzimit zyrtar do të mbahet më vonë dhe është goxha i komplikuar, punë mbretërorësh. Pasi tëndodhë kurorëzimi, kurora (që përfaqëson fuqinë e sovranit mbi të tjerët), sfera (që përfaqëson sovranitetin e krishterë) dhe skeptri me kryq (që përfaqëson fuqinë e përkohshme të monarkut nën kryq) do t'i kalojnë Charles.
Vlen të theksohet se të gjithë këto sende kanë gurë të cmuar në to, sidomos skeptri që ka diamantin më të madh të botës mbi të dhe kohët e fundit ka pasur thirrje që këto të kthehen në vendet e origjinës, në Afrikë e Indi, megjithëse deri më tani nuk është vënë në diskutim nga mbretërorët.
/News31