LIFESTYLE 19 Prill 2022, 15:20
Pas 2 vitesh pandemi, vizitorët në Disney do të kenë mundësi që MË NË FUND të përqafojnë personazhet e preferuar
NEWS-31
Ndërveprimi personal është një nga mundësitë më fantastike që ofrohet në Disney. Vizitorët nuk mund të qëndrojnë më larg Mickeyt, që prej fillimit të pandemisë nuk kanë mundur ta përqafojnë.
Parku u mbyll për 14 muaj dhe kur u hap, kukullat e gëzofit qëndruan larg mysafirëve. Jo përqafime, asnjë autograf dhe asnjë sekret që pëshpëritej te veshët e të vegjëlve.
Përshëndetjet vetëm nga larg i detyruan disa familje të anulonin udhëtimet e tyre.
Të hënën, Rory, 2 vjeç, vrapoi të përqafonte Mickeyn. Nëna, babai dhe xhaxhai i saj e ndoqën atë dhe u përpoqën të fotografonin me shpejtësi përqafimin, sipas New York Times.
Po, përqafimet janë kthyer në Disney!
Burimi: Euronews