Opsioni i ri i WhatsApp lidhet direkt me privatësinë tuaj!
WhatsApp ka shtuar një opsion të ri sa i takon privatësisë së përdoruesëve e saj dhe më saktëisisht bëhet fjalë për fotot tona të profilit në aplikacion. Kështu, bëhet me dije se WhatsApp do të sigurojë që fotografitë tona të profilit të mos keqpërdoren nga askush dhe që tani e tutje nuk do të merret me screnshoot.
Njësoj sic i ka bllokuar njerëzit nga marrja e fotografive ose videove me opsionin “One-View”, me anë të screenshot-ti, i njejti opsion është duke u aktivizuar edhe për fotot e profilit në aplikacion, pasi marrja e fotove nga ekrani, sipas kompanisë, është një cenim serioz i privatësisë së një personi dhe në shumicën e rasteve as që e kuptoni kur dikush e bën këtë.
Me pak fjalë, nëse dikush përpiqet t'i bëjë screenshot fotografisë tuaj të profilit në WhatsApp, platforma nuk do t’ju japë një sinjalizim për veprimin, por ata nuk do të munden ta marrin foton dhe në ekran do t’ju shfaqen fotoja e zezë.
Kjo është ajo që disa njerëz kanë vënë re në lidhje me veçorinë e re, e cila nuk është shpërndarë ende për të gjithë, por ne presim që kjo të ndodhë në ditët apo edhe javët e ardhshme.
/News31