LIFESTYLE 23 Maj 2026, 16:13

Nga Jungle drejt Sky”: Si V/LAB po promovon creator-ët me ekspertizë

Nga Jungle drejt Sky”: Si V/LAB po promovon creator-ët me

Në zemër të Tiranës, mbi një rooftop panoramik që për një natë u kthye në një nga adresat më të komentuara online, Vatra dhe V/LAB organizuan “Through Jungle to the Sky”, një event që solli jo vetëm atmosferë, muzikë dhe networking, por edhe një mënyrë tjetër për të parë rolin e creator-ëve dhe influencer-ëve sot.

Nga Jungle drejt Sky”: Si V/LAB po promovon creator-ët me

Në thelb të eventit qëndronte filozofia e V/LAB, një inkubator talentesh brenda Vatra, i fokusuar në identifikimin dhe zhvillimin e creator-ëve të rinj me ekspertizë në fusha konkrete dhe potencial për të krijuar përmbajtje autentike. Ideja nuk është thjesht ndërtimi i profileve publike, por zhvillimi i figurave që mund të krijojnë ndikim të besueshëm përmes njohurive, eksperiencës dhe identitetit të tyre profesional.

Përmes menaxhimit dhe zhvillimit të profilit publik, V/LAB synon të krijojë ura më organike mes talenteve dhe brand-eve, duke ndihmuar creator-ët të pozicionohen si ambasadorë të natyrshëm për bashkëpunime që lidhen realisht me ekspertizën dhe profilin e tyre.

Nga Jungle drejt Sky”: Si V/LAB po promovon creator-ët me

Pas kësaj qasjeje qëndron eksperienca e Eri Kokona, e cila prej vitesh ka hulumtuar nga afër mënyrën si ndërtohen figurat publike dhe raporti i tyre me audiencën. Sipas këtij vizioni, publiku kërkon gjithnjë e më shumë autenticitet dhe informacion të përcjellë nga figura kompetente, ndërsa kompanitë kanë nevojë për më shumë qartësi dhe transparencë në përzgjedhjen e brand ambassador-ëve me të cilët bashkëpunojnë.

Gjatë mbrëmjes, CEO i Vatra, Gerton Bejo, u ndal te simbolika e konceptit “Through Jungle to the Sky”, duke e lidhur atë me realitetin e sotëm të komunikimit digjital.

Nga Jungle drejt Sky”: Si V/LAB po promovon creator-ët me

“Jetojmë në një xhungël informacioni, ku zhurma shpesh mbulon të vërtetën. Qasja jonë është të ngjitemi drejt qiellit, drejt qartësisë dhe autenticitetit që duhet të kenë influencer-at e ditëve të sotme”, tha ai.

Nga Jungle drejt Sky”: Si V/LAB po promovon creator-ët me

E konceptuar si një eksperiencë me tre etapa; instinkti i xhunglës, pulsi urban dhe vetëdijësimi qiellor, mbrëmja kulmoi me spektaklin e dronëve të realizuar në bashkëpunim me kompaninë greke Dronira, ndërsa performancat e Flo Ross, Martyr dhe R10 mbajtën ritmin e eventit deri në fund.

Përtej impaktit në rrjetet sociale, “Through Jungle to the Sky” solli në vëmendje një ide që po fiton terren: influenca ka më shumë vlerë kur mbështetet mbi ekspertizë, besueshmëri dhe autenticitet.

Nga Jungle drejt Sky”: Si V/LAB po promovon creator-ët me