LIFESTYLE 18 Prill 2024, 15:34

“Mbi relievet e një kohe”- historia e koreografit shqiptar në pavionin e Meksikës në Biennale-n e Venecias

“Mbi relievet e një kohe”- historia e koreografit shqiptar
Titulli tingëllon çuditshem por gjithçka e vertete. Koregrafi Gentian Doda, një nga personalitetet e artit nderkombetar ka vendosur te tregoje me ane te artistit meksikan Erick Meyenberg, historine e familjes se tij, ne emigrim prej vitesh, nepermjet nje video instalacioni shoqeruar me koreografine e tij, te cilen e titullon “mbi relievet e nje kohe”. Prej dy ditesh ai ka mbushur plot pavionin meksikan me artiste e vizitore nga e gjithe bota, teksa nje idil artistik emocional plot estetike ka mberthyer kureshtjen e Biennales me te madhe te artit boteror kete vit!

Një rrëfim mes imazheve e levizjeve ne nje precizion fantastik, nje shfaqje komplete prej 30 minutash eshte duke u shfaqur ne gjithe keto dite te hapjes zyrtare te ketij aktiviteti artistik elitar!

“Mbi relievet e një kohe”- historia e koreografit shqiptar

Historia e familjes Doda e emigruar prej 30 vitesh, e mbledhur ne nje lendine ne veri te italise, goditi artistin meksikan i cili e fiksoi kete moment tradicional shqiptar ne celuloid, duke i shtuar konceptin artistik emocional te Gentjan Dodes ne kostumografine e Ardi Asllanit, inspiruar prej te famshmes “Lëndina e Lotëve” ku drama e emigracionit i rri per mrekulli temes se Biennale-s te ketij viti, “Te huaj Kudo”.

“Mbi relievet e një kohe”- historia e koreografit shqiptar

Kjo histori tradite dhe emocionesh te forta ne konceptin filozofik “rikthimi i perjetshem”, çoi ne vendosjen e titullit te pavionit meksikan “Iknim dhe ktheheshim gjithmone!".

/News31