Incidenti më i fundit diplomatik mes SHBA & Anglisë është për shkak të...çajit!
Sic mund ta dini, caji është padyshim një nga pijet e ngrohta më të konsumuara në botë, por sidomos në Mbretërinë e Bashkuar, madje konsiderohet si pija zyrtare e tyre, teksa shpesh edhe "ironizohen" për përdorimin e tepërt të tij. Megjithatë, caji së fundmi ja ka dalë të bëhet shkak për një incident diplomatik mes dy shteteve të fuqishme, që shekujt e fundit kanë qenë thuajse aleate të pandara, ndërsa arsyeja përse gjërat shkuan deri këtu është një "recetë" e re e një profesoreshe në SHBA, nga shkolla “Stone Mountain Elementary”. Kështu, Michelle Franci, u bër virale në rrjetet sociale pasi mendon se ka gjetur "sekretin" e një filxhani perfekt çaji dhe përbërësi është pikërisht kripa.
Një zbulim ky që ka bërë anglezët të revoltohen në rrjetet sociale, duke e cilësuar si absurd, reagim që ka detyruar edhe ambasadën e SHBA-së në Mbretërinë e Bashkuar të dalë me një deklaratë në X, ku ndër të tjera thuhet: “Ne duam të sigurojmë njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar që nocioni i paimagjinueshëm i hedhjes së kripës në pijen e tyre kombëtare, nuk është politika zyrtare e SHBA e nuk do të jetë kurrë”.
An important statement on the latest tea controversy. ???????????????? pic.twitter.com/HZFfSCl9sD
— U.S. Embassy London (@USAinUK) January 24, 2024
Megjithatë, përtej sjelljes politikisht korrekte të SHBA-ve, profesoresha Franci, i qëndron recetës së saj dhe për BBC tha se nuk priste aspak që kjo gjë të shkaktonte incident diplomatik, por i qëndron mendimit pasi kripa vepron si bllokues i receptorit që e bën shijen e çajit të hidhur, veçanërisht kur ai është i zier. Pra, sipas saj, duke shtuar pakëz kripë gjelle në çaj, do të kundërveprosh me shijen e hidhur të çajit. Gjithsesi, po ashtu ajo pranon se amerikanët kanë sjellje "të tmerrshme" ndaj kësaj pije (si ndaj shumë gjërave të themi të drejtën), sic është për shembill ngrohja e tij në mikrovalë e gjëra të tjera si këto.
Ndërkohë, për ju që nuk e dini, caji nuk është hera e parë që shkakon incident mes dy shteteve, teksa në 1773, hedhja e fucive të tyre nga amerikanët në Boston, nisi Revolucionin e famshëm të SHBA-ve ndaj Britanisë. Por këtë herë nuk presim të shkojnë gjërat deri në Revolucion.
/News31