LIFESTYLE 24 Janar 2024, 16:16

H&M akuzohet për seksualizimin e fëmijëve, reagon kompania suedeze!

H&M akuzohet për seksualizimin e fëmijëve, reagon kompania

Një prej firmave më të njohura në botë sa i përket veshjeve, H&M, po përballet me akuza aspak të lehta në rrjetet sociale, ndërsa në qendër të kritikave ka qenë fushata e tyre e re. Kështu, në këtë fushatë, paraqiteshin dy vajza të vogla, të veshura me uniformë shkolle, ndërsa mesazhi i kompanisë ishte: “Bëji të kthejnë kokat” , që natyrisht shkaktoi mjaft zemërim. Një imazh më të qartë mund t'jua japë vetë reklama: 

H&M akuzohet për seksualizimin e fëmijëve, reagon kompania

Ndërkohë, duke marrë parasysh akuzat në rrjetet sociale dhe kritikat e njerëzve, H&M ka një reagim për CNN, teksa njoftoi se fushata u fshi dhe kërkuan ndjesë për pasojat e saj.

“E kemi hequr fushatën. Na vjen jashtëzakonisht keq për ndikimin që ka shkaktuar kjo fushatë”- tha kompania suedeze, duke premtuar se do të jenë më të vëmendshëm në fushatat e së ardhmes.

Edhe pse u hoq nga rrjetet sociale, shumë persona e kishin bërë screenshot reklamën dhe e kanë quajtur si "të frikshme", "të neveritshme" dhe H&M e kanë akuzuar se po seksualizonte fëmijët.