Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, cilët krerë shtetesh nuk janë ftuar të marrin pjesë?
Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II që do të mbahet ditën e hënë, më 19 shtator, do të jetë njëkohësisht “eventi” që do të mbledhë më shumë familje mbretërore dhe politikanë nga e gjithë bota në Mbretërinë e Bashkuar në dekadat e fundit. Ftesat e pjesëmarrjes janë shpërndarë gjatë fundjavës, me më shumë se 500 krerë shtetesh dhe diplomatë që pritet të marrin pjesë. Ceremonia në Westminister Abbey do të ketë kapacitet për gati 2200 persona, ndërkohë që ka edhe një listë të personave që nuk janë ftuar dhe nuk do të marrin pjesë, pra një “listë të zezë”.
Por si fillim, ata që priten të jenë pjesë e ceremonisë janë familjet mbretërore nga e gjithë Europa, shumica prej të cilëve kishin edhe lidhje gjaku me Mbretëreshën, përmendim këtu monarkët e Belgjikët, Hollandës, Spanjës, Norvegjisë, Suedisë, Danimarkës dhe Monakos. Do të jetë i pranishëm një delegacion nga SHBA, që përfshin Presidentin aktual Biden dhe bashkëshorten e tij, por mund të jenë të pranishëm edhe ish-presidentë të tjerë, megjithëse nuk jemi të sigurtë për Donald Trump. Liderët e Commonwealth-it, vende ku Mbretëresha ka qenë kreu i shtetit, po ashtu do të jenë të pranishëm, përmendim këtu Kryeministrin Australian, atë të Zelandës së Re dhe Kanadasë. Ftesat i kanë pranuar edhe të tjerë krerë shtetesh, që nga Koreja e Jugut, Brazili, Turqia, dhe deri tek zyrtarë të Bashkimit Evropian. Nuk dhet nëse do jetë Presidenti kinez, por për shembull në rastin e Iraniit, shtet që ka marrë sanksione nga shumica e vendeve të botës, do të ketë një përfaqësues në nivel ambasadori.
Të paftuarit:
Përfaqësues nga Siria, Venezuela, dhe Afganistani nuk janë ftuar raporton BBC. Kjo pasi Mbretëria e Bashkuar nuk ka marrëdhënia diplomatike të plota me këto shtete. Koresë së Veriut dhe Nicaragua-s i janë dërguar ftesa vetëm ambasadorëve, ndërkohë që askush nga Rusia, Bjellrusia dhe Myanmari nuk ka marrë asnjë ftesë.
Marrëdhëniet diplomatike mes Rusisë dhe Mbretërisë së Bashkuar së fundmi janë në krizë, që prej pushtimit të Ukrainës, dhe Presidenti Putin, sipas zyrës së tij, as nuk po planifikonte të merrte pjesë. Edhe aleati i tij Lukashenko, President i Bjellrusisë, nuk do të jetë pjesë, ndërkohë që me Myanmai marrëdhëniet nuk janë të mira që pas grushtit të shtetit që ndodhi atje në 2021.
Pra një listë e zezë e vogël, por që ekziston…
/News31