Dita Botërore e Shëndetit, synimet që t’i vendosni vetes për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit
Planeti ynë, shëndeti ynë.
Kjo është tema e përzgjedhur nga OBSH për Ditën Botërore të Shëndetit të këtij viti. Në mes të kaosit të krijuar nga pandemia, emergjencës së vazhdueshme të klimës, rritjes së niveleve të ndotjes dhe numrit të sëmundjeve, vëmendja duhet të shkojë pikërisht tek mbrojtja e planetit dhe e qytetarëve të tij.
Në këto kushte, të gjithë pyesin veten se çfarë mund të ndryshojmë për të dhënë kontributin në ndryshimin e rrjedhës së deritanishme?
Diçka që këshillohet së tepërmi është informimi i saktë, i bazuar tek kërkimet shkencore. Kështu që çdo vendim që merrni lidhur me shëndetin tuaj, të jeni sa më të qartë për çdo alternativë nga ku mund të përzgjidhni.
Nga ana tjetër, praktika e reduktimit të dëmit, është një koncept që i shkon më së miri tematikës së mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit.
Mund të përmendim këtu shembuj ku metodat e lartpërmendura patën sukses.
Plastika një përdorimshe para disa viteve nuk ishte problem shqetësues.
Ndaj dhe ishin mjaft të përhapura. Por, raporti mes përdorimit dhe kohës së riciklimit filloi të ishte shumë i lartë. U krijuan kështu mbetje në sasi të pakontrollueshme, e si shkak dëmi në natyrë u bë edhe më i rëndë.
Përgjigja ndaj këtij problemi ishte prezantimi i alternativave që reduktonin dukshëm këtë dëm. Së fundmi, qytetarët shmangin qeset plastike në dyqane, duke përdorur cantat prej cope. Ndarja e mbetjeve sipas kategorive të riciklimit, po përfshihet në politikat e gjithmonë e më shumë shteteve. Këto ndryshime të vogla kanë ndikim të madh tek sigurimi i mbrojtjes së mjedisit.