LIFESTYLE 9 Maj 2022, 18:13
Bie sërish vlera e Bitcoin
NEWS-31
Të hënën Bitcoin ra me 1.4%, duke shënuar nivelin më të ulët që nga janari.
Bitcoin ra në 33,266 dollarë (31,661,58 €) në tregtinë e mëngjesit, duke testuar nivelin më të ulët që nga janari.
Një rënie nën këtë nivel do të ishte më e ulëta që nga korriku i vitit të kaluar, shkruan Euronews.
Finlanda do të shesë Bitcoin të konfiskuar me vlerë 75 milionë euro për të mbështetur përpjekjet e Ukrainës për luftë.
Bitcoin përbën rreth një të tretën e tregut të kriptovalutave, me një vlerë totale prej 636 miliardë dollarësh.
Ethereum, kriptovaluta e dytë më e madhe në botë, gjithashtu ka rënë në vlerë, për më shumë se 10% në javën e fundit.