Zbulohet data e dasmës së Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt?
Muajt e fundit mediat rozë patën aludime të shumta rreth ceremonisë së martesës së Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt, me ciftin që kanë vendosur ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në Toskana të Italisë këtë verë. Aludimet u konfirmuan zyrtarisht nga Armand Peza, miku i ciftit dhe në të njejtën kohë një prej organizatorëve të dasmës, në një intervistë të fundit, ndërkohë që moderatorja dhe regjizori janë parë të udhëtojnë shpesh drejt vendit fqinj ditët e fundit, duke bërë edhe pregatitjet e fundit për ditën speciale.
Në fakt, ende nuk dihen detajet e sakta nga dasma, vetëm disa raportime në media që flasin për një ceremoni private dhe familjare, ndërsa nuk kemi parë as ftesën zyrtare, që do të thotë se edhe data e ceremonisë nuk është zbuluar. Të paktën deri më sot, kur burime për "VIP Magazine" thonë se dasma do të jetë më 17 qershor. Po ashtu konfirmohet edhe fakti se në dasëm do të jenë familjarë, miq të afërt dhe bashkëpunëtorë të ciftit dhe sigurisht lokacioni mbetet i pandryshuar, Toskana.
Kujtojmë se lidhja e Arbanës dhe Eduartit u zbulua nga publiku e mediat rozë në shkurt të vitit 2019. Një vit më pas, në tetor të 2020-ës, ata u bënë prindër të një djali, Diellit. Në vitin 2022, erdhi në jetë edhe vajza e tyre, Zoi.
/News31