GOSS-BIZ 30 Korrik 2022, 12:16

U shfaqën bashkë në koncertin e reperit amerikan, ç'po kurdisin këtë herë Era Istrefi dhe Mozzik?

U shfaqën bashkë në koncertin e reperit amerikan,

Pas suksesit të "Bespreme", lexoni Fansat janë të bindur se kënga e re i dedikohet Loredanës!, Mozzik nuk ka ndërmend të ndalet, por po punon për suksesin e radhës. Këtë të paktën na ka lënë të kuptojmë nga postimi i fundit në Instagram reperi i njohur nga Ferizaj, ku shfaqet në krah të Era Istrefit.

"Po vjen Era Mozz. Jeni gati të ngrini volumin?"-shkruan ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Dy artistët e njohur të estradës shqiptare pritet të sjellin së shpejti bashkëpunimin e tyre të parë, i cili me shumë gjasë do t'i "vërë flakën" kësaj vere njëlloj si këngët e tjera të tyre.

Mozzik dhe Era Istrefi tërhoqën vëmendje disa javë më parë kur u shfaqën bashkë në një club në Prishtinë, natën që performoi reperi amerikan DaBaby. Nuk na ngelet veçse të presim datën e publikimit.