GOSS-BIZ 29 Maj 2023, 14:39

U “akuzua” se ka kopjuar këngën e Luizit, reagon Nita Latifi: “Mendjet e ndritura mendojnë njësoj”

U “akuzua” se ka kopjuar këngën e Luizit, reagon Nita

”Dy shotsa” dhe “Dy gota” janë dy projekte muzikore që u publikuan shumë afër njëra me tjetrën. E para është bashkëpunimi mes Luizit dhe Donaldit dhe i dyti është kënga e re e Nita Latifit.

Por sapo kënga e Nitës u publikua, dicka tërhoqi vëmendjen e publikut. Ngjashmëria e madhe dhe akuzat se kishte kopjuar Luizin. E kësaj pyetje iu përgjigj sot “e zonja e punës”.

Nita ishte e ftuar në një nga rubrikat te “E Diell”, ku është pyetur edhe rreth këngës së saj të re. Sipas saj, e gjithë ngjashmëria është thjesht rastësi. Madje ajo shtoi se të tilla gjëra ndodhin kur artistët kanë mendime të njëjta.

duke shtuar se kanë mendime të njëjta.

“Unë e thash dy mendje të ndritura ndonjë herë mendojnë njejtë ka qenë rastësi”, tha ajo duke qeshur. E mesa duket komentet në lidhje me këtë gjë nuk e kanë bezdisur aspak Nitën.