Surprizën më të bukur të këtyre ditëve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri e morën nga Capital T
Futbollistët me origjinë shqiptare të cilët luajnë me kombëtaren e Zvicrës, kanë qenë kryefjala e mediave këto ditë. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë rrëmbyer vëmendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm me talentin e tyre në fushë, por edhe dashurinë për atdheun të cilën ata nuk lejnë rast pa e vënë në dukje.
Ishte ndeshja e fundit Zvicër-Serbi që hapi sërish diskutime. Shaqiri bormbardoi portën serbe, ndërsa Xhaka pati një nervozizëm me pankinën e këtyre të fundit.
Me gjithë mbështetjen e shqiptarëve anë e mbanë botës, surprizën më të bukur, dy futbollistët shqiptarë e morën nga Capital T. Gjatë një koncerti në një nga club-et e Zvicrës, reperi dhe publiku shqiptar që ndodheshin aty, brohoritën në kor emrin e Shaqirit dhe Xhakës. E më pas të gjithë bashkë kënduan këngën ikonike kushtuar Adem Jasharit, “Mora fjalë”.
Këtë moment Capital T e ka postuar edhe në Instagramin e tij.
“Kështu e festuam fitoren javën e kaluar në Zyrih. Duhet ta bëja këtë gjë për vëllezërit e mi Xherdi dhe Xhaka. Suksese sonte dhe gjithmonë vllazni”, shkroi artisti.
Me siguri, pas humbjes së mbrëmshme përballë Portugalisë, kjo video është “ngushëllimi” më i bukur që djemtë shqiptarë mund të marrin.
View this post on Instagram