GOSS-BIZ 31 Maj 2023, 14:53

Shpat Kasapi pjesë e kinematografisë turke?

Shpat Kasapi pjesë e kinematografisë turke?

Brun, simpatik dhe i gjatë. Shpat Kasapi i plotëson të gjitha kriteret për të qenë pjesë e kinematografisë turke. Dhe shumë shpejt mund ta kthejë në realitet këtë ëndërr të tij,

Këtë dëshirë, artisti nisi ta ndiqte më herët, pasi synimi i tij është Turqia. Mirëpo tërmeti që shkatërroi vendin atje, i shtyu paksa planet e tij.

Megjithatë, Shpati nuk ka ndërmend të heqë dorë pa e çuar mundin deri në fund.

“Unë e pëlqej shumë aktrimin. Pse jo, do provoj të futem në botën e filmave. Në Turqi, jo këtu. Do tentoj, është në dëshirat e mia. Le të shohim në të ardhmen, se për shkak që ra tërmeti i madh në Turqi mu shua plani. Jam lodhur pak nga muzika, por është pasioni im. Për punën e aktrimit kam kontakte dhe njerëz me autoritet në Turqi më kanë thënë që nuk do bëj gabim nëse i futem kësaj bote. Gjuhën pak e di, por e mësoj shpejt”- tha ai, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”.

Një arsye më tepër për të ndjekur telenovelat turke nëse një artist shqiptar do të bëhej pjesë.