GOSS-BIZ 29 Maj 2023, 20:47

Shkëlqeu në shfaqjen "Notre Dame de Paris", Lediani zgjodhi ta shfaqë kështu mbështetjen për Elhaidën!

Shkëlqeu në shfaqjen "Notre Dame de Paris", Lediani zgjodhi

Historia e dashurisë mes Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt nisi gjatë kohës kur ata ishin "cift kërcimi" në "Dancing With the Stars", ku këngëtarja shkoi deri në finale, ndërkohë që më pas dolën "cift i vërtetë" nga programi dhe prej muajsh jetojnë romancën e tyre në mënyrë private. 

Në fakt, ka pasur raportime në mediat rozë për një krizë të mundshme në cift, duke qenë se edhe Elhaida në një intervistë të fundit u shpreh se nuk ka shpenzuar shumë kohë me partnerin e saj për skak të angazhimeve, megjithatë kjo nuk duket të jetë aspak e vërtetë. 

Mbrëmjen e djeshme, pasi Elhaida shkëlqeu në skenën e ngritur në "Air Albania" për shfaqjen e famshme "Notre Dame de Paris", Lediani ka zgjedhur që mbështetjen për partneren ta shprehë me anë të një postimi në Instagram. Bashkangjitur një fotoje ku shfaqen duke u puthur me njëri-tjetrin dhe mbizotëron dashuria, balerini shkruan: "Me Esmeraldën", duke na bërë të kuptojmë edhe krenarinë që ai ndjen. 

Shkëlqeu në shfaqjen "Notre Dame de Paris", Lediani zgjodhi

/News31