GOSS-BIZ 16 Janar 2022, 22:56

Sarah dhe PM nisin pushimet e para si çift dhe destinacioni nuk mund të ishte më i bukur

Sarah dhe PM nisin pushimet e para si çift dhe destinacioni nuk mund

Para se "Big Brother VIP" të fillonte thuajse askush nuk e besonte se mund të krijoheshin çifte. Por, çdo pritshmëri u thye dhe nga reality show deri tani janë krijuar tre çifte. Një nga më të dashurat është PM dhe Sarah që janë edhe çifti i vetëm që ndodhen jashtë shtëpisë së "Big Brother VIP".

Me daljen e blogeres nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ata i kemi parë thuajse kudo bashkë. Këto ditë PM ka qëndruar në Shqipëri e duket se po krijon tashmë shoqërinë e përbashkët me Sarah.

Ndërkohë ditën e sotme ata kanë treguar se kanë nisur pushimet e para si çift. Përmes disa postimeve në Instastory, Sarah tregoi se kanë zgjedhur Bogën, një destinacion shumë të dashur sidomos për dimër. Në një nga videot e postuara ajo shihet me PM në makinë teksa po ashtu një qëndresë e kanë bërë edhe në Prishtinë.

Sarah dhe PM nisin pushimet e para si çift dhe destinacioni nuk mund

Sarah dhe PM nisin pushimet e para si çift dhe destinacioni nuk mund

Sarah dhe PM nisin pushimet e para si çift dhe destinacioni nuk mund

Sarah dhe PM nisin pushimet e para si çift dhe destinacioni nuk mund

Duke qenë se Sarah shkon për herë të parë në Kosovë me PM jemi të gjithë shumë kuriozë nëse ai do e prezantojë atë me familjen e tij. Kujtojmë se vetë DJ i njohur deri tani ka takuar babain dhe motrën e Sarah.

/News31