GOSS-BIZ 15 Maj 2022, 17:06

Sabiani vendosi t'i japë fund aludimeve rreth miqësisë së tij me Ilirin

Sabiani vendosi t'i japë fund aludimeve rreth miqësisë

Sabiani dhe Iliri me miqësinë e tyre kanë qenë ndër më të komentuarit në Big Brother Vip.

Pas përfundimit të programit dy artistët janë dukur sikur nuk kanë pasur të nëjjtin afrimitet, kjo mbase dhe prej largësisë. Kujtojmë këtu që Iliri jeton në Itali, ndërsa Sabiani në Shqipëri.

Këngëtari ka vendosur t’i japë fund aludimeve për një prishje të miqësisë duke postuar një Instastory ku ka etiketuar Ilirin.

Sabiani vendosi t'i japë fund aludimeve rreth miqësisë

Kujtojmë se pak ditë më parë Sabiani festoi ditëlindjen por urimi nga vëllai i tij Iliri mungoi, të paktën për sa i përket një urimi publik.

Para pas ditësh Sabiani ka qenë i ftuar në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Veshaj ku ka bërë një deklaratë të papritur.

Sabiani u shpreh se pothuajse të gjithë banorët kanë ndryshuar pas daljes nga emisoni dhe kanë qenë ndryshe nga pritshmëritë e tij, duke futur këtu edhe vëllain e tij Ilirin.