GOSS-BIZ 1 Qershor 2023, 14:55

Sa paguhet Dea Mishel për një reklamë pas BBV?

Sa paguhet Dea Mishel për një reklamë pas BBV?

Tanimë është faktike që banorët e “Big Brother Vip Albania” janë më të ndjekurit e momentin në rrjete sociale. Ndaj, bizneset kërkojnë të përfitojnë gjithashtu nga fama e tyre momentale, duke i ofruar shifra të majme për reklamim.

Siç të gjithë e dimë, Luizi mban numrin një në listë për reklamën më të shtrenjtë. Pas tij vjen Efi, e më pas Kiara.

As Dea Mishel s’i ka shpëtuar dot pyetjes: “Sa paguhesh për një reklamë në Instagram?”, teksa ishte e ftuar tek “Pasdite në Pesë”.

“Po nuk e them tani se më prish punë”, thotë Dea duke qeshur.

Pas moderatorja këmbëngul duke i thënë:

“Me sa zero, na thuaj zerot”.

Dea përgjigjet:

“Me tre zero”, i përgjigjet ish-banorja e BBV, e cila shton se akoma nuk ka shkuar me katër zero.