Rrëzohet apelimi i Novak Djokovic, kampioni i botës lihet jashtë "Australian Open"


Novak Djokovic është lënë jashtë "Australia Open" dhe i duhet të kthehet në Serbi. Apelimi i tij është rrëzuar pasi Ministria e Emigracionit ia refuzoi vizën numrit një në botë në tenis.
Gjykata Federale ka vendosur ta lërë në fuqi vendimin dhe serbi në kushtet që nuk pajiset me vizë duhet të kthehet në vendlindje.
Pas mësimit të vendimit ai ka thënë:
“Tani do të marr pak kohë për të pushuar dhe për t’u rikuperuar, përpara se të bëj ndonjë koment të mëtejshëm për këtë gjë.
Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me vendimin e gjykatës për të hedhur poshtë kërkesën time për shqyrtim gjyqësor të vendimit të ministrit për anulimin e vizës sime. Kjo do të thotë se nuk mund të qëndroj në Australi dhe të marr pjesë në Australian Open”.
Salvatore Caruso nesër mbrëma do të luajë në vend të Djokovicit edhe pse jo në “Rod Laver Arena”, sepse ndeshja e tij me Keçmanovicin u zhvendos në një nga fushat dytësore të “Australia Open”. Në ndeshjet kualifikuese ai u mund në raundin e fundit nga japonezi Daniel Tare, ndërkohë që deri më tani, në 5 paraqitjet e mëparshme në “Australian Open” ai ka kaluar vetëm një herë në raundin e parë. Por tani ai ka një shans të ri.
/News31