GOSS-BIZ 24 Prill 2023, 14:31

Rozana Radi reagon mbi videon e Megi Pojanit: “Jam e shokuar”

Rozana Radi reagon mbi videon e Megi Pojanit: “Jam e shokuar”

Ditën e sotme, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video e Megi Pojanit e cila shfaqej në varreza, duke lagur një varr e duke qeshur. Për shkak të rëndesës emocionale dhe tematikës delikate, News31 zgjodhi që një veprim të tillë të mos e sillte tek ju si lajm, pas videot që kanë pushtuar rrjetin janë mëse të bollshme.

Pak caste më parë, artistja Rozana Radi ka reaguar rreth kësaj teme, përmes një videoje në Instagram. E prekur, Rozana tregon se si sot para 16 vitesh ajo ka humbur mamanë e saj. E pikërisht sot, sapo ka hapur sytë është përballur me videon e Megit.

Ndër të tjera, Rozana shprehet se është e shokuar dhe se nuk gjen dot justifikim për atë veprim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????????????? ???????????????? ???? (@rozana_radi)

Me revoltën, ndjesitë e shëmtuara dhe fjalët e Rozanës jemi të sigurtë që bashkohen të gjithë ata që kanë humbur njerëz të dashur në jetën e tyre, e që veprimin e Megit nuk e justifikojnë ne asnjë lloj mënyre!

Gjithashtu krahas Rozana Radit, një sërë emrash të tjerë të njohur shqiptarë kanë reaguar publikisht ndaj videos dhe gjestit të pa hijshëm të Megit.