GOSS-BIZ 16 Maj 2022, 21:47

Ronela shfaq anën e saj më emocionale: "Dy vitet e fundit kanë qenë më të vështirët për mua"

Ronela shfaq anën e saj më emocionale: "Dy vitet e fundit

Ronela Hajati e cila përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në Eurovision 2022 me këngën “Sekret”, por nuk mundi të kualifikohej deri në finale ka shfaqur shpesh një anë të sajën emocionale.

Këngëtarja na ka treguar hapur se është e ndjeshme ndaj komenteve fyese që merr në rrjet, siç na ka treguar se është e fortë për t’i përballuar të gjitha.

“Ne kemi beteja për të luftuar përditë. Dy vitet e fundit kanë qenë më të vështirët për mua,” – shkroi Ronela bashkangjitur një cover-i që publikoi në Instagram-in e saj.

Ajo ndau me ndjekësit se ka luftuar me një sëmundje dhe gjithashtu me pandeminë, por pavarësisht kësaj ajo vazhdon të qeshë. Pse do thoni ju?

Sepse Ronela e ka zemrën flori dhe ajo e di që Zoti i sheh njerëzit me zemrën e mirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)