GOSS-BIZ 13 Maj 2026, 17:00

Rikthehet “lufta” mes Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës? Shkak bëhet kënga “DJ”

Rikthehet “lufta” mes Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës? Shkak

Duket se raporti i tensionuar mes Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës po rikthehet sërish në vëmendje. Dy artistet, për të cilat prej vitesh është përfolur se kanë pasur konflikte në të shkuarën, janë vendosur sërish në qendër të diskutimeve dhe këtë herë shkak është bërë kënga “DJ”. 

Projekti muzikor, me autorësi të Gent Lakos, është interpretuar rreth 20 vite më parë nga Rezarta Shkurta dhe mbetet një nga këngët më të njohura të saj.

Burime për "Prive" bëjnë të ditur se në janar të këtij viti, DJ Iliano vendosi ta risjellë këngën në një version të ri, duke bashkëpunuar me Rozana Radin. Madje, Rozana e ka performuar projektin edhe në një nga koncertet e saj gjatë muajit shkurt, ndërsa në rrjet po qarkullojnë video nga performanca.

Por ndërkohë që përflitet se Rozana dhe DJ Iliano kanë xhiruar edhe klipin e këngës, një tjetër lëvizje ka tërhequr vëmendjen në rrjet. Selin dhe DJ Gimbo publikuan një video ku paralajmëruan një surprizë për ndjekësit dhe gjithçka lidhej pikërisht me këngën “DJ”.

Në video shfaqet edhe Rezarta Shkurta, e cila shprehet e emocionuar që kanë kaluar 20 vite nga koha kur ajo e performoi për herë të parë këtë hit.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë për një “luftë” të heshtur mes dy artisteve, të cilat duket se po sjellin paralelisht të njëjtin projekt muzikor në vëmendjen e publikut.