Puntata e parë e mbushur me të papritura/Për herë të parë në historinë e "Love Island", 4 vajza zgjodhën të njëjtin djalë
Puntata e parë e "Love Island" solli të papritura që në hyrje.
Për herë të parë në historinë e “Love Island”, 4 vajza zgjodhën të njëjtin djalë të për të vazhduar rrugëtimin e tyre në cift. Cili ishte fatlumi? Bëhet fjalë për Sergein, djalin simpatik i cili është i apasionuar pas muzikës dhe aktivitetit fizik. Vajzat që e zgjodhën Sergein ishin Artemisa, Amadea, Sofiela dhe Irisi. Dhe zyrtarisht Irisi dhe Sergein ishin cifti i parë i formatit.
Po nga ana e djemve si i paraqit situata? Edhe këtu surprizat nuk munguan!
Për shumë prej vajzave djemtë hezituan të bëjnë një hap përpara. Të bërit një hap para nënkuptonte se ata kanë një pëlqim për vajzën dhe nëse ajo do të pranonte, do të vazhdonin rrugëtimin në cift.
Ndërkohë që nga ana e vajzave, Ilda ishte e vetmja e cila nuk e zgjodhi Sergein, edhe pse ai e bëri hapin para.