Përkushtimi ndaj fesë islame, pasi hoqi dorë nga muzika Fero tani ndryshon edhe emrin!

Vendimi i Feros për të hequr dorë nga muzika si pasojë e përkushtimit të tij ndaj fesë islame padyshim që ishte një surprizë, si për fansat e tij ashtu edhe për publikun në përgjithësi, duke marrë parasysh edhe se në cfatë situatash ishte përfshirë reperi deri në këtë pikë, si në karrierë, ashtu edhe në jetën private. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë përkrahur vendimin e Feros, po ashtu ka pasur edhe nga ata që kanë bërë kritika, apo thjesht nuk e kanë kuptuar, ndërkohë që reperi duket se nuk do të ndalet dhe cdo vendim që do të marrë tani e tutje ka të bëjë pikërisht me rrugëtimin e tij të ri.
Së fundmi, Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, ka vendosur të ndryshojë edhe emrin, duke zgjedhur që tani e tutje të quhet Khattab. Këtë e ka bërë me dije nëpërmjet një postimi në Instagram, ku skruan "emrin e ri" sipas tij, ndërsa Khattab në fenë myslimane lidhet si emër me "të folurit" ose "oratorinë". Një emër që Feros i përshtatet shumë duhet thënë.

Nuk e dimë nëse ai e ka ndryshuar apo mendon ta ndryshojë edhe zyrtarisht në gjendjen civile, megjithatë që tani e tutje emri i tij i ri, të paktën mes njerëzve që e njohin do jetë Khattab, Khattab Shabani.
Tani presim të mësojmë vendimin e radhës së reperit... /News31