Pas nisjes së xhirimeve, zbulohet titulli dhe detajet e reja nga filmi i Luizit dhe Oltës

Sic u bë me dije dje, ka nisur puna për filimin e ri që do të ketë për protagonistë Luzin dhe Oltën, teksa ishte vetë këngëtari që ditën e djeshme ndau një foto krah aktores, duke lexuar skenarin. Në fakt, detaje për projektin kinematografik janë zbuluar nga dita në ditë, gjithmonë në kuadrin e aludimeve, megjithatë sot kemi poster-in zyrtar të filmit dhe cka është më e rëndësishmja titullin e tij.
Ka qenë moderatori i Blendi Salaj në "Wake Up" mëngjesin e sotëm që ka ndarë poster-in, ku vihet re titulli "Në kuadër të dashurisë", shprehje e huazuar nga shprehja e famshme e "BBVIP": Në kuadër të lojës. Po ashtu shohim edhe përshkrimin zyrtar:
“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar."
Nga ana tjetër shohim të saktësuar faktin se do të prodhohet nga "Top Channel Films", një nismë e re nga Top Media që me gjasë do të merret me projekte të tilla, ndërsa nuk përjashtohet fakti se në film mund të jenë dhe ish-banorët e Big Brother Vip, por sigurisht edhe aktorë të tjerë të njohur. Data se kur do të publikohet ende nuk është bërë e ditur, pasi është ende në faza të hershme, megjithatë të gjithë mezi jemi duke pritur.
/News31