GOSS-BIZ 27 Mars 2023, 21:56

Pas ndarjes nga Pique, Shakira me një partner të ri?

Pas ndarjes nga Pique, Shakira me një partner të ri?

Ndarja e bujshme e Shakira-s nga Pique ka qenë kryeqendër e lajmeve të showbiz-it ndërkombëtar për disa muaj, por teksa ish-futbollisti Barcelona-s ka vazhduar jetën i qetë (jo edhe aq i qetë) me partneren e tij të re, Clara Chia, artistja latine këto muaj duket se u fokusua më shumë tek vetja dhe tek "diss"-et ndaj ish-partnerit.

Megjithatë, sipas zërave, Shakira mund të ketë gjetur një partner të ri në Miami. Mediat rozë spanjolle thonë se ajo ka nisur një lidhje me një burrë "misterioz" në SHBA dhe në fakt nuk bëhet fjalë për dicka të re, por dyshja, ka qenë në kontakt për rreth 4 muaj.

Gjithsesi, deri më tani nuk dihen më shumë detaje për burrin në fjalë, por një gjë është e sigurtë. Nuk bëhet fjalë për Antonio de la Run-n, me të cilin këngëtarja është përfolur për një romancë të mundshme. Më saktë, "misteriozi" besohet se nuk i përket farë artiti dhe botës së showbiz-it. 

Kujtojmë se Shakira nga lidhja shumë-vjecare me Pique ka edhe dy djem: Milan (10 vjeç) dhe Sasha (8 vjeç).

/News31