Pas ndarjes nga Oriola Marashi, Eros Grezda shihet në krahët e modeles spanjolle
Së fundmi Eros Grezhda është vënë në qëndër të vëmendjes nga mediat për shkak të jetës së tij private pasi qarkullojnë disa zëra se ai mund të jetë në një lidhje.
Këto dyshime kanë ardhur pasi futbollisti është parë krah modeles spanjolle Nicole e cila ka ndarë një foto me ndjekësit e saj të Instagramit ku shihet krah futbollistit shqiptar. Kohët e fundit janë parë në shoqërinë e njëri tjetrit por nuk kanë komentuar asgjë ende për raportin e tyre.
Mesa duket Eros ka vendosur të hedhë pas krahëve historinë e dashurisë me modelen bukuroshe Oriola Marashi me të cilën ishte në një lidhje por gjithçka përfundoi mes tyre si pasojë e xhelozisë së futbollistit ndaj modeles sipas burimeve.
Për sa i përket jetës private ai nuk ka dashur asnjeherë të flitej për të duke u shprehur me herët se nuk e do vëmendjen në media nëse nuk bëhet fjalë për sportin.