Pas eksperiencës në "BBVIP", Keisi Meidini flet për marrëdhënien me Kristin, Lorencin dhe...Noizyn!
Eksperienca e Keisi Meidinit në shëpinë e "BBVIP" ishte e mbushur plot me "drama", edhe pse në fakt këngëtarja ishte një nga banoret më të "qeta" të formatit, ndërsa tani që aventurat në reality show ka mbaruar, ajo ka vendosur t'i përkushtohet karrierës, duke publikuar pak ditë më parë edhe këngën "Bye Bye".
Në rrjetet sociale e në mediat rozë është përfolur se projekti, nisur edhe nga teksti, mund të jetë një dedikim për Kristin, me të cilin Keisi nisi edhe një lidhje/njohje në "Big Brother", megjithatë sot e ftuar në "Live From Tirana" në Top Albania Radio, Meidini tha se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se "gjëja" me finalistin e formatit ka mbaruar aty, brenda shtëpisë.
Po ashtu ajo foli edhe për marrëdhënien aktuale me Lorenc Hasramën, po ashtu ish-banor i "BBVIP" me të cilin Keisin ka pasur një njohje para se të bëhej pjesë e programit dhe që u shfaqën mjaft të afërt në sa ditë që kaluan në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Megjithatë duket se një romance të mundshme me këngëtarin Keisi nuk do t'i japë më një mundësi.
“Kam respekt për të (Lorencin) njësoj siç kam edhe për Kristi, por thjesht kaq. Ka mbaruar çdo gjë pasi mbaroi edhe “BBV”. Me Lorencin nga një njohje që kishim më bën të lidhur, ma bën telenovelë fare. Njerëzit thoshin se shkoni shumë ndërkohë që është jeta ime dhe unë e di vet se çfarë bëj.”- u shpreh këngëtarja, ndërsa po ashtu u pyet për një tjetër personazh me të cilin është përfolur se ka pasur një histori, më saktësisht u pyet për raportin me Noizyn.
“Noizyn e kam mik, babi e ka shumë mik. Kemi 7-8 vite që njihemi. Kur je një vajzë e bukur të vendosin nofka direkt. Mjafton të dalësh të pish një kafe dhe nisin direkt thashethemet.”- sqaroi Keisi, duke i vënë "kapakun" edhe kësaj historie.
/News31