GOSS-BIZ 4 Tetor 2022, 10:31

Pa dashje (ose jo) Klaudia Pepa konfirmoi lidhjen e re të dashurisë!

Pa dashje (ose jo) Klaudia Pepa konfirmoi lidhjen e re të dashurisë!

Të gjithë i njohim sukseset dhe karrierën e Klaudia Pepës si balerinë, në vendin tonë dhe sidomos në Itali, e megjithatë shumë pak dimë për jetën e saj personale, që pas ndarjes nga Albi Nako. Së fundmi artisten e shohim si anëtare të jurisë në "Dance Albania" e mbrëmjen e djeshme në spektakël si rrallë herë Pepa foli edhe për dashurinë. 

Kështu duke komentuar performancën e Cindy Marina, ndër të tjera Klaudia tha:

"..E gjithë performanca kishte një magji, me tymin, me muzikën time, që kjo kënga është muzika dhe kënga ime e dashurisë..."

Sigurisht që Alketa Vejsiu nuk mund ta lejonte këtë deklaratë të kalonte pa u vënë re dhe e pyeti se me kë e ka këtë këngën e dashurisë, pyetje që Klaudia ju përgjigj: "Me dashurinë".

Më pas, kuriozitetit të Ermal Mamaqit balerina ju përgjigj duek thënë se "AI" nuk nuk ishte në sallën e "Dance Albania" dhe nuk ishte në Tiranë dhe pas një pyetësori të detajuar dolën në përfundimin që është në *këtë planet*. 

Pra le të themi që Klaudian aktualisht e kemi të dashuruar me dikë në këtë planet, për momentin po mjaftohemi me kaq. 

/News31