Nga pikët e jurisë në “DWTS” tek "fiksimi" për Ermal Fejzullahun dhe kritikat e Elton Dedës, Elhaida Dani rrëfen gjithçka
Elhaida Danin prej disa javësh e shohim të angazhuar në eksperiencën e saj në "Dancing With the Stars", me këngëtaren që episod pas episodi e ka shfaqur veten si një prej pretendenteve kryesore me performancat e saj. E ftuar mbrëmjen e djeshme në "Më lër të flas" me vëllezërit Veshaj, artistja e njohur ka folur pikërisht për këtë aventurë televizive, por edhe për shumë pjesë të tjera të karrierës e jetës profesionale, sigurisht me në fokus muzikën.
Kështu, në lidhje me planet e saj nëse e fiton DWTS, kërcimin e fundit në spektakël dhe pikët e jurisë Elhaida tha:
“Do t’i investoja (paratë) ne një projekt që do t’i bëjë të mira dhe të artistëve të rinj. Kam një projekt në mendje. I vetmi gabim që bëra (në kërcim) ishte padjeshka dhe nuk është vetëm një lëvizje që bën gjithë kërcimin. Është një performancë që zgjat dy minuta dhe nuk është një padjeshkë që ta hedh poshtë. Juria pa gjithë performancën, nuk u fokusua vetëm te padjeshka dhe prandaj dha ato pikë. Ndoshta është një vlerësim që lidhet me gjithë netët. Qëllimi që jam në atë emision nuk është për të bërë debate. Nëse nuk më drejtohen mua nuk kam pse flas në emër të të tjerëve. Një herë qëllova që thashë një mendim timin dhe u nxeh aq shumë situata sa mora një përgjigje jo të këndshme.”
Si ciftin më të mirë në program ajo zgjohi "rivalët" e saj, Ardit Cunin dhe Jorën, duke mos nguruar t'i vlerësojë për performancat e tyre.
Ndërkohë, ajo rrëfeu edhe për fillimet e saj në muzikë, që në fakt kanë qenë në talent show-n "Ethet e së Premtes", duke u shprehur:
“Kur je e vogël forcën e ke nga brenda. Ishte hera e parë, nuk e mbaj mend kush më tha jo. Kur je e vogël e ke më të madh pasionin për t’u realizuar. Kaloi një muaj e harrova. Shkova në një ‘talent show’ tjetër, dola fituese. Pastaj nisa të bëja këngë, kënga e parë ishte me Kledi Bahitin në ‘Top Fest’. “
Nga ana tjetër, këngëtarja u pyet edhe për kritikat që mori për albumin e saj më të fundit nga Elton Deda, të cilin, pavarësisht asaj që tha, e konsideron ende mik.
Ka patur një kritikë të keqe nga Elton Deda. Atij nuk i pëlqeu mesa duket. U bë shumë e madhe. Unë e kam mik prej vitesh, është artist shumë i mirë, por që çdo njeri ka opinionin e vet.”- u shpreh artistja.
Por surpriza e intervistës së saj ishte rrëfimi për ‘fiksimin’ e saj për Ermal Fjezullahun, me të cilin shumë shpejtë mund të ketë edhe një bashkëpunim. Megjithatë jo për këngën e radhës.
“Vdisja fare kur kam qenë e vogël. Kush ka qenë ajo gocë që nuk vdiste për Ermalin. Do doja shumë të kishim një bashkëpunim, madje dhe e kemi biseduar. Kënga ime e re do të vijë këtë muaj. Është ‘single’. Nuk do jetë vetëm një këngë do të jenë disa, mund të ketë dhe bashkëpunime.”- tregoi Dani.
/News31