GOSS-BIZ 29 Maj 2023, 15:44

Neda Balluku "shpërthen" në rrjetet sociale pas kritikave për rikthimin në punë menjëherë pas lindjes!

Neda Balluku "shpërthen" në rrjetet sociale pas kritikave

Pak javë më parë Neda Balluku u bë nënë për të tretën herë, teksa ajo dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër të një vazje për të cilën zgjodhën emrin, Suzie Ann. Shumë pak ditë pas lindjes, Neda zgjodhi që të rikthehej në punë, në pozicionin e saj si opinioniste në "Për'puthen", teksa ndau edhe një foto e një përshkrim duke u kujdesur për të bijën në ditën e parë të rikthimit.

Në lidhje me këtë zgjedhje të saj, Neda u përball me mjaft komente e ragime, disa prej tyre pozitive dhe disa, epo le të themi me ton kritikues, ndërsa së fundmi ajo ka zgjedhur që këto reagime negative t'i ndajë në Instagram me të gjithë ndjekësit, duke shpërthyer ndaj atyre që zgjidhën ta kritikonin. Bashkangjitur këtyre komenteve Balluku shkruan:

“Ju thjesht i doni gratë në shtëpi. Për cilëndo arsye. Nëse eshtë shtatzënë, apo lehonë. Nëse është me fëmijë të vogël apo si "lopë" kur i thoni ju. Nëse është me gji apo pa gji. Nëse punon në shtet apo në Top."

"Ju thjesht preferoni që të gjitha të jenë siç jeni vetë; aq të dështuara se nuk ditët kurrë të ngriheni mbi diktimet që ju ka bërë vjehrra e fisi i burrit apo injoranca e trashëguar nga raca ku keni lindur prej të cilave jeni plasur në shtëpi me vite".

"Kur keni qenë nuse keni qenë nën hyqmin e vjehrrërisë. Kur ishit gra nën humorin e burrit që ju ka pasur vetëm që ta lani, shpëlani e t'ju lërë me barrë. Se mundësisht puthjet e dashurinë e madje edhe lekët e shtëpisë i linin diku tjetër me të tjera. Dhe në pleqëri jeni nën urdhërat e kalamajve të kalamajve, sepse domosdo do i mbani e rrisni sepse keni lindur për të shërbyer. Të gjitha këto i ndjeni si handikap tek vetja dhe derdhni këto perla në instagram. Dhe merreni me Nedën, me gocën e Nedës, burrin e Nedës, këpucët e Nedës dhe mitrën e Nedës. Vazhdoni motrani! Prej jush më vazhdon rroga!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Neda Balluku (@nedaballuku)

/News31