GOSS-BIZ 29 Maj 2023, 14:24

Në pikturën që i dedikoi Keisit në BBV, ishte ish-partnerja e tij? Kristi tregon të vërtetën

Në pikturën që i dedikoi Keisit në BBV, ishte ish-partnerja

I ftuar në “Artkand” ish-banori i “Big Brother Vip Albania”, Krist Aliaj ka folur për pasionin e tij, pikturën, por jo vetëm.

I pyetur në lidhje me Keisin, këngëtaren më të cilën pati dhe një raport të afërt brenda shtëpisë, ai tha se tashmë nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Kujtojmë që Kristi, i dedikoi edhe një pikturë Keisit në formë dedikimi, por që nga audienca jashtë, u aludua se vajza në pikturë ngjante me ish-partneren qe ai kidhte lënë jashtë, Zaza-n.

Cfarë komenti ka Kristi për këtë gjë?

“Portreti që i bëra Keisit, më doli shumë nga shpirti dhe ishte reflektim i situatës aty brenda, se si e shihja unë Keisin. Tani nuk kam fare komunikim me të”, tha ai.

Kujtojmë që Kristi dhe Keisi përjetuan një romancë të shkurtër në “BBV”. Por, teksa gjërat priteshin të shkonin mirë me daljen e Sabianit, Keisi njoftoi se nuk donte të vazhdonte më me Kristin.