GOSS-BIZ 5 Tetor 2022, 23:41

Në "Përputhen" të vetmit që nuk përputhen janë opinionistët, Arjan Konomi dhe Neda Ballaku përplasen me tone të ashpra

Në "Përputhen" të vetmit që nuk përputhen

Le të themi që Arjan Konomi dhe Neda Balluku nuk janë dyshja me kiminë më të mirë ndonjëherë, ose më saktë, opinionistët e "Përputhen" janë të vetmit që nuk kanë gjasa të përputhen në program. Që në nisje komunikimi mes tyre nuk ka qenë i mirë, teksa javë pas jave debatet janë kthyer në përplasje, për të mbërritur në puntatën e sotme, ku tonet mes tyre janë ngritur deri aty sa ka pasur dhe ofendime drejt njëri-tjetrit. 

Gjithcka nisi pas një debati që Neda pati me dy prej konkurentëve, kur ajo parafrazoi edhe fjalët e Arjanit dhe nga aty përplasja mes tyre përfshiu shumë tema, që nga rinia shqiptare, aftësia e tyre për të dhënë opinione, kultura, TikTok-u, Big Brother-i dhe reklamat në rrjetet sociale..Të paktën ishte një diskutim gjithpërfshirës...

Pjesë nga debati:

"Neda: Fjalia e parë që the në emision ishte “Ku e gjetët”? Më gjetën o Zotëri. Më gjetën aty ku humbe ti
Arjani: Unë e thashë për batutë. Unë bëra batutë dhe e thashë me të qeshur.
Neda: Ishte batutë? Bëje si burrat dhe…
Arjani: Kjo e paska me mua…Meqë po e zgjat dhe nuk je e vetëdijshme për atë që the…
Neda: E ke tipike këtë që thua ti sepse gocat për ty ose kanë probleme me veten, ose nuk janë të ndërgjegjshme
Arjani: Pate pafytyrësinë më të madhe javën e kaluar ku më the se këta janë rinia e televizionit e jo rinia e Tik-Tok. Po unë njoh rininë e Tik-Tok, rininë e televizionit, rininë e rrugës, rininë e dështuar, rininë e suksesshme. I njoh të gjithë.
Ti që më vjen nga Big Brother më vjen këtu mua e më tregon rininë. E kupton se cfarë kurajo të pacipë që ke ti…
Neda: Ik bëj ndonjë reklamë te Medreseja, ik bëj."