
Produkti

Moderatore e “Përputhen” dhe një këngë me Gjikon? Elita Rudi zbulon disa plane intersante

Elita Rudi është një ndër moderatoret më të dashura në Kosovë dhe Shqipëri. Pas ardhjes në jetë të dy fëmijëve të saj, Zërit dhe Botës, bukuroshja u tërhoq nga ekrani për t’iu dedikuar më tepër të vegjëlve.
Së fundmi ajo ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në Instagram përmes pyetje-përgjigje. Dhe duhet thënë që ndër të tjera, na zbuloi dy detaje shumë interesante që lidhen me jetën e saj profesionale.
Elita ka qenë disa herë e ftuar në rolin e opinionistes në “Përputhen Prime” gjatë këtij sezoni. E duket se publiku do ta shohi edhe në një rol tjetër në atë program. Ata e kanë pyetur Elitën se përse nuk bëhet ajo moderatorja e emisionit, pas ikjes së Borës. Dhe përgjigja e Elitës na la shumë dyshime. Moderatorja ktheu një përgjigje të tipit “pse jo, edhe ndoshta” duke na lënë të mendojmë se ndoshta ky është një ndër planet e saj.
Gjithashtu krahas moderimit një tjetër dashuri e Elitës është muzika. Prej kohësh fansat presin një bashkëpunim mes saj e Gjikos, dhe duket se çdo gjë është gati, mungon vetëm data e publikimit.
Për të dyja këto "plane" të bukuroshes, ne na duhet të presim edhe pak për t'i zbuluar totalisht.