GOSS-BIZ 28 Gusht 2023, 16:09

Më në fund! Zbulohet data e nisjes së “Love Island”

Më në fund! Zbulohet data e nisjes së “Love Island”

Pasi jane zbuluar detajet e para rreth “Love Island”, e dimë që të gjithë keni vetëm një pyetje: kur nis programi? E më në fund e kemi një datë!

Ashtu siç moderatorja Luana Vjollca na paralajmëroi ditën e djeshme, gjithçka do të nisë shumë më shpejt nga se mund ta kishim menduar. Faqja zyrtare e programit në Instagram, teksa ka publikuar promon e emisionit, ka zbuluar se formati i cili vjen për herë të parë në ekranet shqiptare, do të nisë rrugëtimin e tij më datë 3 shtator në TV Klan, ora 21:00 Pra, na ndajnë vetëm 6 ditë për zbuluar gjithcka!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Love Island Albania (@loveisland.albania)

Kujtojmë që pak ditë më parë, ju zbuluam disa detaje rreth konkurentëve pjesëmarrës. Ndërsa ditën e djeshme folëm rreth formulës intersante të këtij formati. E mesa duket, pak nga pak, po plotësojmë puzzle-n, derisa të vijë data 3 shtator e të kemi pamjen e plotë të “tablosë".