GOSS-BIZ 25 Qershor 2022, 17:27

“Më mirë mos me e festu fare”, Sara ishte gati të anullonte ditëlindjen e saj dhe shak u bë Ledri

“Më mirë mos me e festu fare”, Sara ishte gati të

Pak ditë më para parnterja e Ledri Vulës, Sara Hoxha festoi 30 vjetorin e saj.

Në një festë shumë të bukur, ajo bëri bashkë miqtë e saj më të mirë, kolegët dhe familjarët. Këtë datë të shënuar për të, Sara e dokumentoi përmes fnjë vlogu, i cili u publikua sot.

Videon e plotë të ditëlindjes bukuroshja e ndau me ndjekësit e saj në Instagram dhe Youtube, duke nisur nga para-përgatitjet e deri në brendësi të festës.

 Por duket se pak para se gjithçka të niste, diçka e bëri Sarën pothuajse të hiqte dorë nga festa.

Teksa po bëhej gati, Sara telefonon Ledrin për ta pyetur se ku është. Për shkak të trafikut, reperi së bashku me vëllain e bukuroshes ndodheshin shumë larg dhe e lajmërojnë se nuk mund të arrinin dot në kohë.

Kjo gjë mërzit Sarën e cila shprehet se njerëzit më të dashur të saj nuk do të jenë në momentin e hapjes. Në një moment të tillë, Sara nuk kursen as ironitë teksa i drejtohet Ledrit me fjalët: “ska gjë, hajde kur të mbarojë festa”

Sekuencën e plotë të këtij momenti jua sjellim më poshtë.


Nuk e dimë nëse Ledri ja doli të mbërrinte në kohë, por e rëndësishme është që Sara jo vetëm e festoi ditëlindjen e saj, por duket se çdo gjë shkoi me sukses.