GOSS-BIZ 1 Qershor 2023, 12:48

Mario dhe Joni ju "përgjigjen" të gjitha akuzave të Luizit për shoqërinë e tyre?

Mario dhe Joni ju "përgjigjen" të gjitha akuzave të

Pas daljes nga “Big Brother Vip Albania", Luiz Ejlli tregoi se ishte çuditur nga surpriza e dy djemve në shtëpi, Marios dhe Jonit. Sipas tij, djemtë kishin dy vite që nuk flisnin me njëri-tjetrin, jo për shkak të ndonjë sherri por sepse situatat kishin ardhur në atë mënyrë, sa ata ishin ftohur.

Ish-konkurrentit nuk i pëlqeu aspak fakti që miqtë e tij të vjetër kishin dalë kudo nëpër media për të përfituar prej tij, duke treguar se e njihnin Luizin dhe e kishin shumë shok.

Gjatë kësaj periudhe, Mario dhe Joni nuk kanë reaguar asnjëherë në mënyrë të drejtpëdrejtë. E duket se postimi i fundit i tyre është një "përgjigje" për gjithcka ndodhi.

Dy djemtë janë takuar me njëri-tjetrin dhe krahas një fotoje ku shfaqen duke trokitur gotat, kanë shkuar:

“E lagu… s’e lagu. KQR?”. Shprehje të cilës sqarimin mund t'ja jepni vetë.

Mario dhe Joni ju "përgjigjen" të gjitha akuzave të