GOSS-BIZ 13 Maj 2022, 21:50
Marc Anthony fejohet me modelen 23-vjeçare
NEWS-31
Këngëtari Marc Anthony dhe e dashura e tij Nadia Ferreira sapo janë fejuar.
Bukuroshja 23-vjeçare ka publikuar së fundmi unazën e saj me diamant në Instagram. “Festa e fejesës”, shkroi modelja në Instagram-in e saj.
Ferreira publikoi foton, ku shfaqej dora e saj poshtë dorës së Marc Anthony.
Gishti i unazës së Anthony ka një tatuazh të zi në vend të unazës, ndërsa nusja e ardhshme tregonte diamantin e saj të ri.
Njoftimi për fejesë erdhi pikërisht tre muaj pasi dyshja ndezi thashethemet për një romancë mes tyre.