La Gert Grand Palace ka dy surpriza pas përfundimit të “Big Brother VIP” Jo vetëm Selin dhe Gimbo por edhe…

Një moment shumë emocionues u përjetua në shtëpinë e Big Brother VIP Albania pak ditë më parë, ku u organizua dasma simbolike e Gimbos dhe Selines. Atmosfera festive dhe ceremonia e veçantë sollën një nga momentet më të bukura të spektaklit të së shtunës duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të publikut.
Kjo dasmë u realizua nga La Gert Grand Palace, një nga ambientet më të njohura për organizimin e eventeve dhe dasmave madhështore. Me hapësira të bollshme, dekor elegant dhe shërbim profesional, ky ambient ofron dy salla luksoze të përshtatshme për çdo festë të rëndësishme.

Gjatë Prime, moderatori Ledion Liço theksoi se dasma është ofruar nga La Gert Grand Palace, duke shtuar se nëse Gimbo dhe Selin do të bëjnë dasmën e tyre të vërtetë jashtë shtëpisë mund ta bëjnë atë në ambjentet e La Gert Grand Palace. E duke qenë se janë në dispozicion dy salla luksoze, mundësia i jepet edhe një tjetër çifti. Gjatë fjalës së Ledionit, kamerat fokusuan Mateon dhe Brikenën duke krijuar një atmosferë shumë të këndshme në shtëpi.
Dasma e Gimbos dhe Selines ishte vetëm një shembull i atmosferës dhe organizimit që La Gert Grand Palace ofron për çiftet që ëndërrojnë një festë të paharrueshme.
View this post on Instagram