GOSS-BIZ 26 Qershor 2022, 21:05

“Kur bora nuk shkrin, mbledh të gjitha pislliqet”, Meridian Ramçaj ironizon raportin Bora-Donald

“Kur bora nuk shkrin, mbledh të gjitha pislliqet”, Meridian

Ish-banori I Big Brother, Meridian Ramçaj ishte së fundmi i ftuar në programin “Fitstation”. Në këtë intervistë, ndër të tjera ai ka folur edhe rreth kësaj eksperience, duke ndarë ndjesitë që përjetoi si dhe duke dhënë disa komente për personazhet më të komentuar brenda shtëpisë.

I pyetur për raportin e shumëpërfolur Bora-Donald, Meridiani ironizoi raportin e dyshes duke u shprehur:

“Thonë që në mal bora kur nuk shkrin, mbledh të gjitha pislliqet dhe i ruan. Mos tento të shkelësh te ajo borë se gjithmonë bëhesh pis”.

Gjatë intervistës, ish banori preku edhe raportin e prishur tanimë mes Ilir Shaqirit dhe Sabiani. Ai u shpreh se nuk e di arsyen e prishjes së miqësisë mes tyre, po duket se duhet të jetë shumë e rëndë.

“Çfarëdo të ndodhte unë vëllait do i shkoja në dasmë. Nuk e di çfarë gjë e keqe ka qenë, por prapë vëllait do i shkoja në dasmë”, ka përfunduar Meridiani.