Ku ndryshon Ledri si artist nga Ledri si familjar? Na e tregon vetë ai
Ditën e sotme, "N'majë t'gjuhës" pati një të ftuar shumë special. Përballë Xheraldina Vulës qëndronte Ledri Vula. Përballë mamasë së tij, reperi foli për jetën private, karrierën e albumin e ri.
Krahas karrierës së tij shumë vjeçare dhe shumë të suksesshme, Ledri është edhe partner i Sarës dhe babi i Poemës së vogël. Por a ka një ndyrshim mes Ledrit si artist dhe Ledrit si familjar?
Reperi thotë që jo. Sipas Ledrit ai ka ditur t'i balancojë këto dy gjëra në jetën e tij.
"Kur jam në kocenrte më merr malli për shpinë. Por edhe për punën më merr malli. Por tani më merr malli akoma më shumë për shtëpinë. Edhe kur unë nuk jam aty fizikisht, prapë jam babi", duke treguar kështu që gjëja më e rëndësishme është Poi vogël.
Artisti u shpreh se nuk ka asnjë ndryshim si artist apo si familjar, sepse është i njëjtë dhe i vërtetë kudo që të jetë.