Këngëtarja e muzikës popullore sjell në jetë fëmijën e saj të parë, vëllai i bën dedikimin më të bukur
Mariola Kaçani është një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës popullore shqiptare.
Pasditen e djeshme ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë.
Këngëtarja dhe partneri i saj u bënë prindër të një djali.
Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur ajo duke ripostuar në profilin e saj të instagramit një story të bashkëshkortit ku ai shprehet:
“Dita më e bukur e jetës tonë, që nuk do ta harrojmë kurrë. Zoti na bekoi me djalin tonë. Faleminderit zot,”
Një dhuratë speciale djalit të sapolindur të Mariolës i ka bërë vëllai i saj Jurgen Kaçani, gjithashtu një këngëtar i muzikës popullore.
Ai i ka kushtuar një këngë të titulluar “Nipçe”.
“Faleminderit vëlla. Eshtë dhurata më e bukur që më bëre. Ju duam shumë dajo Juri”-shkruan këngëtarja në storin e postuar me këngën e re.
View this post on Instagram