“Kam qarë pas përfundimit të finales”- Albina Kelmendi flet pas “Eurovision”-it dhe zbulon shtetin që i është ofruar për ta përfaqësuar vitin tjetër
Albina Kelmendi dhe familja e saj ishin përfaqësuesit e Shqipërisë këtë vit në "Eurovision", ku arritën të kualifikoheshin në finale, megjithatë duke mos arritur të renditen shumë lartë, falë edhe votimeve që le të themi shkuan ashtu sic pritej, asnjëherë në favorin tonë. Sot, e ftuar në "Ditë pas Dite" me Fjodora Fjorën, artistja shqiptare ka folur më shumë rreth kësaj eksperience, duke rrëfyer për herë të parë edhe përjetimet pas performancave në Liverpool, por edhe për planet për vitin e ardhshëm.
"Gjysmëfinalja ka qenë një emocion i papërshkrueshëm për ne, ndërsa na finale u mërzitëm dhe pati një zhgënjim nga ana jonë pasi pritëm të kishim pak më shumë mbështetje. U dëshpëruam shumë sepse nuk e pritëm atë vlerësim, që do të dilnim kështu dhe kur ka përfunduar finalja kam qarë dhe vetëm jam shfryrë"- rrëfeu këngëtarja, duke treguar edhe zhgënimin që ka përjetuar.
Nga ana tjetër, ajo zbuloi se ka marrë disa oferta prej shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, që të jetë artistja përfaqësuese e tyre vitin e ardhshëm:
"Nuk e di nëse duhet ta them ende apo jo, por Suedia më është ofruar që të jem përfaqësuesja e tyre vitin e ardhshëm, jemi në bisedime"
Kjo nuk do ishte hera e parë që një artist shqiptar këndon për një tjetër vend në kompeticionin europian, ndërsa kujtojmë rastet e Qipros dhe Italisë, ndërsa kjo e Albinës është një ofertë vështirë e refuzueshme duke qenë se Suedia është një prej shteteve më të "fuqishme" të Eurovision dhe fituesja në fuqi.
Sa i takon planeve personale, Albina rrëfeu se këtë vit do të vijë një tjetër projekt i saj, albumi i bërë në bashkëpunim me Armend Rexhepagiq dhe Aida Barakun.
/News31