GOSS-BIZ 27 Maj 2023, 21:54

“Kam humbur shumë…”- Efi rrëfen si e ka ndryshuar dalja e dytë nga “BBVIP”

“Kam humbur shumë…”- Efi rrëfen si e ka ndryshuar

Efi Dhedhes, një nga banoret më të spikatura të "BBVIP" këtë sezon, e cila me pjesëmarrjen e saj në reality show fitoi dashurinë e shumë njerëzve, ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “S’e luan Topi”, ku ka folur rreth sigurisht rreth esperiencës në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri, po ashtu edhe për jetën e saj tani pas mbarimit të programit.

E pyetur se si ka ndryshuar jeta e saj pas daljes nga “BBV2”, Efi është shprehur se dëshiron më shumë të qëndroj vetëm dhe se shumë njerëz nga jeta e saj janë distancuar me të, duke nënkuptuar kështu se dalja dhe rihyrja në reality, për të shkuar më pas deri në finale i ka kushtuar shumë.

“Nuk besoj shumë njerëz, më ka ndryshuar dalja e dytë… thjesht e dija se do vinte një ditë se me kanë thënë që njerëzit që ke pranë do pakësohen dhe do mbeten shumë pak njerëz dhe tani ka ndodhur dhe po flasim për njerëz që kanë qenë para Big-ut, më duhet pak kohë të vërtetoj mendimet e mia thjesht nuk janë më gjërat njësoj."- u shpreh ish-konkurentja e "Për'puthen", ndërsa duket se kjo eskperincë e ka ndryshur shumë. 

/News31